AktualitetBota+Të funditTeknologji

COVID-19; Facebook dhe Google vazhdojnë punën nga shtëpia deri në fund të vitit

Për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), Facebook dhe Google do të lejojnë punëtorët e tyre të punojnë nga shtëpia edhe në pjesën e ngelur të këtij viti.

Sipas BBC, shefi ekzekutiv i Google Sundar Pichani ka njoftuar se personeli që ka mundësi t’i kryejë detyrat nga shtëpia, mund të vazhdojë me mënyrën e këtillë të të punuarit deri në fund të vitit.

Ndërkaq, punojësit të cilët e kanë patjetër të kthehen në zyra, do të fillojnë punën nga muaji korrik në kuadër të masave të zgjeruara të sigurisë.

Nga ana tjetër, Facebook ka deklaruar: “Sot njoftuam se ata që mund t’i kryejnë punët nga shtëpia, mund ta zgjedhin këtë deri në fund të vitit”.

Megjithatë, kompania tha se ende nuk ka vendosur se nga cilët punonjës do të kërkohet kthimi në zyra.

Më herët, Google dhe Facebook kishin njoftuar hapjen e zyrave më 1 qershor dhe 6 korrik, përkatësisht.

 

Fraksion.com