Trualli i Teatrit Kombëtar i kalon në pronësi bashkisë së Tiranës, reagon Basha
Këshilli i Ministrave vendosi sot kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr. 1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë, me sipërfaqe totale 5 522.7 m2, me qëllim ndërtimin e një godine bashkëkohore dhe me standarde të Teatrit Kombëtar, në konsultim me të gjitha grupet e interesit.
Sipas vendimit, Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë në përdorim të tretëve.
Ndaj këtij vendimi, reagoi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili e cilësoi kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë një akt lufte ndaj artit dhe provokim ndaj BE.
“Ndërkohë që shqiptarët presin zgjidhje për krizën që ka pllakosur, Rama gjen kohë vetëm për të grabitur. Kalimi i Teatrit Kombëtar në pronësi të kryebetonierit të mafias është akt lufte ndaj artit dhe qytetarisë dhe provokim ndaj BE dhe përfaqësuesve të saj në vigjilje të Ditës së Europës”, u shpreh Basha.
Fraksion.com