AktualitetNATO/BETë fundit

Stoltenberg bidedë telefonike me Kryeministrin e ri të Irakut; Ofron bashkëpunim të vazhdueshëm të NATO-s me Irakun

Sot (8 maj 2020), Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg zhvilloi një  bisedë telefonike me Kryeministrin e ri të Irakut, Mustafa Al-Kadhimi. Sekretari i Përgjithshëm e uroi për emërimin e tij dhe konfirmimin parlamentar.

“Unë dua t’ju falënderoj, zoti Kryeministër, për përkushtimin tuaj të palëkundur në luftën kundër terrorizmit; kjo është e rëndësishme për Irakun dhe për të gjithë Aleatët e NATO-s; NATO kurrë nuk do t’i harrojë sakrificat e bëra nga forcat dhe njerëzit irakenë, “tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

“NATO mbetet plotësisht e angazhuar për të vazhduar përpjekjet e saj për forcimin e forcave dhe institucioneve të  sigurisë të Irakut dhe për të forcuar bashkëpunimin tonë me qeverinë e Irakut në luftën kundër terrorizmit,” shtoi ai. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se ai do të drejtojë stafin e NATO-s në Bagdad për t’iu drejtuar autoriteteve Irakiane për këtë qëllim.

Z. Stoltenberg shprehu solidaritet me popullin irakian në dritën e pandemisë globale COVID-19. Ai theksoi se NATO është e gatshme të konsiderojë ndihmë, sipas kërkesës së autoriteteve irakiane.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjithashtu i uroi Kryeministrit Al-Kadhimi dhe popullit Irakian një Muaj të Shenjtë paqësor të Ramazanit.

 

Fraksion.com