AktualitetRajoniTë fundit

Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Itali; Furnizonin me kokainë të pasurit

Një bandë e trafikut të drogës që drejtohej nga shqiptarët është shkatërruar në Itali.
Në pranga kanë rënë 7 persona mes tyre edhe një femër. Sipas medieve italiane shqiptarët e arrestuar janë Florian Zeqiri, Armando Ahmeti, Enkelejd Kapaj.

Sipas ‘La Repubblica’ prokuroria e Xhenovës kanë nisur në vitin 2017 hetimet në lidhje me këtë bandë, në bashkëpunim me Antimafien italiane dhe Departamentin e Antidrogës.

Hetimet zbuluan se në krye të bandës së trafikut qëndron shqiptari Florian Zeqiri, me banim në Rrapallo, i cili u vu në pranga së bashku me dy shqiptarët e tjerë Armando Ahmeti e Enkelejd Kapaj. Të arrestuar përfunduan edhe dy italianët me banim në Rrapallo, i cili u vu në pranga së bashku me dy shqiptarët e tjerë Armando Ahmeti e Enkelejd Kapaj. Ndërkohë dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim policor.

Sipas medieve italiane hetimet nisën pasi në një banesë të një mjeku autoritetet gjetën drogë, që dyshohet se ai e përdorte për përdorim vetjak. Përgjimet e mëvonshme telefnike zbuluan se “koka” e trafikut të drogës ishte Florian Zeqiri. Autoritetet kanë dokumentuar së paku 150 raste të trafikut të drogës në zona të shtrenjta, ku kryesisht banojnë të pasur italianë.

 

Fraksion.com