AktualitetBota+Të fundit

SHBA, ndikimi i pandemisë pas lehtësimit të kufizime

Ndërsa disa shtete bënë përpara këtë javë me planet e tyre për të hapur ekonominë, gazeta “New York Times” raportoi se sipas një studimi qeveritar parashikohet një rritje dramatike e numrit të të vdekurve nga COVID-19.

Vlerësimi sipas të cilit rreth 3 mijë vetë mund të vdisin çdo ditë deri në muajin qershor, u hodh poshtë nga hartuesi i modelit mbi trajektoren e pandemisë, që tha se të dhënat ishin jo të plota.

Por raporti erdhi në të njëjtën ditë që një tjetër grup që po zhvillon një model të ngjashëm epidemiologjik, e rriti parashikimin mbi numrin e atyre që pritet të vdisin nga sëmundja. Sipas vlerësimit të ri, deri në muajin gusht priten të shënohen afro 135 mijë të vdekur ose dyfishi i asaj që grupi i studiuesve parashikonte vetëm tre javë më parë.

Grupi i studiuesve të Institutit për Metrikën dhe Vlerësimin Shëndetësor në universitetin e Uashingtonit është një ndër ata që këshillojnë Shtëpinë e Bardhë lidhur me politikat që duhet të zbatojë në raport me COVID-19. Por ky nuk është aspak i vetmi grup që përcakton modelin e trajektores së pandemisë. Blog-u që merret me analizën e dhënave “FiveThirtyEight.com” nxjerr në pah gjashtë grupe kryesore, parashikimet e të cilëve për sa i takon numrit të të vdekurve ndryshojnë me dhjetëra mijëra vetë. Dallimet në parashikimet e tyre në nivelin shtetëror janë më domethënëset.

Në mungesë të përvojës, modelet u japin atyre që hartojnë politika, supozimet më të mira të disponueshme për vendimet që marrin. Por me një virus që shkencëtarët e zbuluan më pak se gjashtë muaj më parë, ka shumë gjëra që ata që studiojnë modelin e pandemisë, nuk i dinë. Dhe gjatë gjithë kohës ka ndryshime.

Të gjitha këto modele varen plotësisht nga ajo që ti mendon se do të ndodhë“, thotë Mark Roberts, drejtor i Laboratorit mbi Shëndetit Publik në universitetin e Pittsburgh-ut. “Për fat të keq, tashmë ekziston një sasi e jashtëzakonshme e pasigurisë në lidhje me këtë virus dhe mbi mënyrën se si ai sillet“.

Për shembull, shkencëtarët vetëm në muajin e fundit dalon në përfundimin se njerëzit mund ta përhapin virusin pa shfaqur simptoma.

Kjo nuk parashikohej fillimisht në modelet tona mbi trajektoren e pandemisë“, thotë zoti Roberts.

Ata që hartojnë këto modele, nuk pajtohen mbi atë se sa të rëndësishëm janë disa faktorë siç është temperatura, për shembull.

Ndërsa rriten temperaturat dhe moti bëhet më i ngrohtë, do të shohim një ulje të qarkullimit“, thotë profesori i shkencave të Metrikës Shëndetësore Ali Mokdad në Institutin e universitetit të Uashingtonit.

Pra, kjo është një pozitive, por zoti Roberts nuk është aq i sigurt. Kjo është një mundësi që parashikon modeli i tyre, por “e kemi lënë mënjanë sepse nuk e dimë se sa i madh do të jetë ndryshimi“, shton ai.

Secili model bën hedh supozime në lidhje me efektivitetin e politikave si distancimi sociale. Pjesa më e madhe e të dhënave vijnë nga fazat e hershme të shpërthimit në Kinë. Por këto rezultate mund të mos jenë të njëjta diku tjetër.

Nëse qeveria në Kinë thotë se duhet të mbyllemi, njerëzit kanë tendencë të binden”, thotë biologja Katriona Shea e Qendrës Universitare Penn State mbi Dinamikën e Sëmundjeve Infektive. Në Shtetet e Bashkuara “është një sistem i ndryshëm politik e do të ketë përgjigje shumë të ndryshme për të njëjtat masa ndërhyrëse për të menaxhuar situatën“, thotë ajo.

Disa faktorë po ndryshojnë vazhdimisht dhe modelet duhet të përshtaten në përputhje me rrethanat.

Njerëzit kanë nisur të lëvizin më shumë, madje edhe në shtete që nuk i kanë lehtësuar kufizimet. Por ndikimi i lëvizjes në përhapjen e virusit ka ndryshuar prej fillimit të pandemisë, sepse ka ndryshuar edhe sjellja e njerëzve.

Amerikanët, ndërsa lëvizin tani, janë shumë më të kujdesshëm dhe mbajnë maska dhe distancë“, thotë zoti Mokdad. “Modeli i lëvizjes tani ndryshon me atë që ishte më parë“.

Për të gjithë këta elementë, hartuesit e modelit të pandemisë zbatojnë formula të ndryshme për të llogaritur ndikimin si dhe vendosin numra të ndryshëm në ekuacionet e tyre. Për rrjedhojë përfundimet e tyre mund të jenë të ndryshme. Për hartuesit e politikave të bazosh vendimet mbi modele të gabuara mund të nënkuptojë jetë të humbura apo burime të shkuara dëm thotë Shea.

Ndaj ajo është vënë në krye të një përpjekjeje për të grupuar modele të ndryshme duke i vënë në funskion që jo vetëm të parashikimit të drejtimit që po merr epidemia, por dhe që të mund t’i ndihmojë zyrtarët t’i përgjigjen pyetjeve kryesore se si ta vendosin atë nën kontroll. Ndërsa parashikimet janë të rëndësishme për të ardhmen, zonja Shea thotë se “më e rëndësishme është të dimë se cfarë duhet të bëjmë që parashikimet të jenë më pozitivet të mundshme”.

 

Fraksion.com