AktualitetTë fundit

“Pa studentët, s’ka zgjedhje”; Shahini: Betejat “opozitare” të PD-së, absurde

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, përmes një njoftimi të publikuar sot, theksoi se deklaratat e PD-së për “beteja” opozitare janë absurde, teksa shtoi se pa patur mundësi të votojnë studentët, natyrisht që nuk mund të ketë zgjedhje të mirëfillta nëpër universitete.

“Pa patur mundësi të votojnë studentët, natyrisht që nuk mund të ketë zgjedhje të mirëfillta nëpër universitete. Përderisa nuk kishim siguri se data e mëparshme mundësonte gjithëpërfshirjen e studentëve, u detyruam ta shtyjmë atë. Vendim ky, i ndërtuar mbi propozimet e vetë studentëve dhe i koordinuar me të gjitha institucionet e angazhuara në këtë proces, përfshirë edhe zyrën e Presidentit”,- theksoi Shahini.

“Në këtë kontekst, deklaratat e PD-së për “beteja” opozitare janë absurde. Në vend të sajimit të kauzave të paqena, do ndihmonte shumë politikëbërjen arsimore sikur energjitë opozitare të kanalizoheshin në kauza reale që do të përmirësonin cilësinë dhe menaxhimin në arsim”,- përfundoi ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini.

 

Fraksion.com