Life StyleTë fundit

Loredana rrezikon të dëbohet nga Zvicra dhe gjërat nuk duken hiç mirë

Në momentin që Loredana po shijonte suksesin e arritur nga kënga e fundit në bashkëpunim me Capital Bra, një lajm i keq vjen nga reperja e njohur.

Loredana rrezikon të dëbohet nga Zvicra edhe pse ka vite që jeton aty. Ka qenë “Prive” që ka bërë me dije lajmin ku sipas saj shkak është bërë që nuk ka një pasaportë zviceriane dhe Loredana aktualisht është qytetare kosovare.

Në vitin 2013, ajo thuhet se ka aplikuar për nënshtetësi zvicerane, por nuk e ka marrë atë dhe arsyeja mbetet e paqartë.

Nuk i dihet nëse në vendimin për ta dëbuar Loredanën ka ndikuar skandali me çiftin zvicerian ku thuhet që reperja i ka vjedhur gati 900 mijë franga së bashku me të vëllanë.

Kjo çështje ende nuk është mbyllur, pasi reperja tanimë akuzohet për mashtrim. Loredana do të dalë sërish në gjyq në muajin qershor për t’u përballur me akuzat e ngritura nga çifti zviceran, të cilat ajo i ka mohuar duke pretenduar se asgjë nuk është e vërtetë.

 

Fraksion.com