“Edhe 14 bashki zona të gjelbra”; Nga 11 maji, hapen klinikat dentare, parukeritë, berberët dhe qendrat tregtare
Sipas saj, në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbra me automjet privat (duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njëjtës familje) deri në orën 21:00.
“Ndërkohë që mbeten në fuqi rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore dhe sportive të çdo lloji dhe transporti publik, si dhe njësitë ekonomike ende të mbyllura. Po kështu, nga data 11 maj lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë, me të cilat bizneset janë njohur përgjatë kësaj kohe, aktivitetet si më poshtë: klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregtare”, – theksoi Manastirliu.
“Theksojmë se është shumë i rëndësishëm zbatimi i distancimit fizik dhe kushteve të higjienës në këto aktivitete biznesi, ku ashtu siç po realizohet në vijimësi, taskforca do të vijojë kontrollin për zbatimi e protokolleve të sigurisë. Duke filluar nga data 11 maj të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë”,- vijoi Manastirliu.
Fraksion.com