AktualitetPolitikëRajoniTë fundit

“Do të vazhdojmë ta mbështesim fuqimisht Shqipërinë”; Ambasadorja Kim: Vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka shpërndarë reagimin e Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen ku shprehet se nuk ka dyshime që vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE-së.

Ndërkohë vetë ambasadorja amerikane shkruan se SHBA dhe BE do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në përpjekjet për Reformat në rrugën për në Bashkimin Evropian.

“Shprehje e shkëlqyer e solidaritetit me Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim fuqimisht Shqipërinë në  përpjekjet për reformat e nevojshme për t’u bashkuar Bashkimit Evrpian.” shkruan ambasadorja Juri Kim.

“Nuk ka dyshim, vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE-së. Unë u bëj thirrje qeverive të tyre që të vazhdojnë të zbatojnë reformat, veçanërisht për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së mediave.” shkruan Ursula Von der Leyen.

 

Fraksion.com