“Djali me kapuç”; Kamerat zbulojnë personin që sulmoi drejtorin e Aeroportit të Rinasit
Drejtori gjerman i Tirana Internacional Airport Costandin Von Alvensleben ka bërë një kallëzim në Policinë e kryeqytetit pasi një person ende i paidentifikuar e ka qëlluar me gurë.
Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të cilat thanë se kreu i TIA-s në kallëzimin e tij në një komisariat në Tiranë ka thënë se është qëlluar teksa ai shkonte në punë me automjetin e tij.
Drejtori gjerman i Tirana International Airport është kërcënuar pasi një i ri e ka qëlluar me gurë teksa po lëvizte me makinë.
Ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes në rrugën ”Dritan Hoxha” në Tiranë pasi Alvensleben ishte në makinë me shoferin e tij.
Costandin Con Alvensleben ka kryer dje kallëzimin dhe nga kamerat e sigurisë ka dalë që agresori ishte një i ri me kapuç në kokë dhe me bluzë sportive.
Ndërkohë Policia po punon për të identifikuar dhe kapuar autorin. Costandin Con Alvensleben është gjermani që prej 1 viti është drejtor i përgjithshëm i TIA teksa zëvendësoi Rolf Castro pas grabitjes së 9 prillit të 2019. Ai po ashtu është edhe kryetari i ri i Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri.
Ndërkohë nga kamerat e sigurisë së zonës, që ka hapur policia pas padisë, shihet një fotografi e personit që dyshohet se është autori.
Ai nuk është identifikuar ende dhe blutë e kryeqytetit po punojnë për zbardhjen e identitetit dhe kapjen e tij.
Kallezimi i Costandin Von Alvensleben është bërë për shkatërrim prone tek Komisariati nr.3 në Tiranë.
Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, teksa vetë kreu i TIA-s ka deklaruar se nuk ka konflikte personale apo për shkak të detyrës, në kallëzimin e tij.
Fraksion.com