AktualitetNATO/BETë fundit

COVID-19: Aleatët e NATO-s, Partnerët, OJQ-të dhe biznesi vendor, ndihmë mjekësore në Bosnjë dhe Hercegovinë

Në përgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit,  Aleatët e NATO-s, Partnerët, OJQ-të dhe biznesi vendor punojnë së bashku për të ofruar ndihmë mjekësore në Bosnjë dhe Hercegovinë

Më 7 maj 2020, Ekipi i Elementit të Mbështetjes Civile të Ambasadës së Sh.B.A Sarajevë dhe NATO siguruan furnizime kritike dhe pajisje dezinfektuese për Forcat e Armatosura dhe Qendrat Shëndetësore të Komunitetit në Mostarin lindor, Mostarin perëndimor dhe Nevesinje. Këto Qendra Shëndetësore të Komunitetit dhe anëtarët e tyre janë në ballë të luftës së Bosnje dhe Herzegovinës kundër COVID-19. Dhurimi u bë i mundur përmes mbështetjes nga organizata joqeveritare Fryma e Amerikës dhe bizneset lokale të BiH.

Dorëzimi i sotëm pason një kërkesë për ndihmë nga Bosnja dhe Hercegovina në Qendrën Koordinuese Euro-Atlantike të Reagimit të Katastrofave (EADRCC) të NATO-s. EADRCC është mekanizmi kryesor i NATO-s për reagimin ndaj katastrofave. Qendra operon mbi bazën 24/7, duke koordinuar kërkesat e Aleatëve dhe partnerëve të NATO-s, si dhe oferta ndihme për të përballuar pasojat e krizave të mëdha të tilla si pandemia COVID-19.

Si një demonstrim tjetër i solidaritetit Euro-Atlantik në krizën COVID 19, Partneri i NATO-s Austri gjithashtu dërgoi ndihmë mjekësore të nevojshme për Bosnjë dhe Hercegovinën në fillim të kësaj jave. Një dërgesë e parë prej 1.500 batanije, 1.000 komplete për shtratin, 250.000 copë doreza u nisën nga Vjena në 30 prill dhe mbërritën në Bosnje dhe Hercegovinë në 4 maj 2020. Një dërgesë e dytë nga Vjena është në përgatitje dhe do të arrijë në Bosnjë dhe Hercegovinë në ditët në vijim.

Për më tepër, në prill, Bosnja dhe Hercegovina – së bashku me Aleatët dhe partnerët e tjerë të NATO-s në rajonin e Ballkanit – morën furnizime mjekësore të siguruara nga Shtetet e Bashkuara, Hungaria, Sllovenia dhe Turqia. Këto përfshinin maska, kominoshe dhe komplete provash.

 

Fraksion.com