Tragjedia në Berat; Tre shtëpi hapin dyert e mortit
Tre shtëpi kanë hapur dyert e mortit ditën e sotme në fshatin Dyshnik të Beratit , ku një fatkeqësi e ndodhur u mori jetën Kamber Hoxhës, Neim Hoxhës dhe Gentian Golashit.
Fillimisht në pus kishte hyrë Kamber Hoxha i cili po tentonte të hiqte shkallët e pusit dhe më pas ta mbushte me dhe për shkak se ishte tharë, por gazi e ka asfiksuar. Për të shpëtuar atë menjëherë është futur nipi (djali i motrës) Gentian Golashi dhe më pas djali i vëllait Neim Hoxha por edhe këta të dy mbetën të asfiksuar.
Drejtori i Policisë së Hasan Ahmetaj në një prononcim për mediat deklaroi se ekipet e zjarrfikëses dhe policisë e patën të vështirë që të nxirrnin trupat e pajetë të 75-vjeçarit dhe dy nipave të tij nga pusi.
“Si fillim ka hyrë plaku për të pastruar pusin. Më pas kane hyrë dy nipat për ta shpëtuar. Por pa kuptuar se aty është mungesë totale oksigjeni. Patën vështirësi ekipet e zjarrfikëses dhe policisë për të nxjerrë trupat nga pusi. Në momentin që ne bëmë përpjekjet për t’i çuar në spital, ishte e pamundur, pasi ata kishin ndërruar jetë. Ne do ndjekim të gjitha procedurat ligjore që janë në fuqi. Nesër do të marrim të gjitha masat e duhura për të respektuar dhe rregullat e Covid që mos të kemi dhe fatkeqësi të tjera. Kjo është detyra jonë, ne do ta bëjmë.”, tha Ahmetaj.
Fraksion.com