AktualitetTë fundit

Sulçebe: Shqipëria e kaloi COVID-19 si epidemi gripale nga masat e marra

“Temperaturat e larta do të kufizojnë më mënyrë të theksuar transmetimin e virusit dhe nuk pritet rikthimi i COVID-19 të paktën deri në nëntor-dhjetor kur nis dhe sezoni i gripit”, deklaron imunologu Genc Sulçebe.

Mjeku Sulçebe theksoi gjatë një interviste televizive se Shqipëria e ka kaluar këtë virus dhe parashikimet janë mjaft optimiste.

Sipas tij, edhe parashikimet më optimiste nuk do të jepnin këto shifra.

Sulçebe thekson se në vendin tonë koronavirusi “i ka ngjarë një epidemie të zakonshme gripi”.

“Ka një vdekshmëri 1 për 1 mijë, dhe vdekshmëria është më e vogël se e një gripi të zakonshëm”, deklaron Sulçebe.

Fakti që vendi ynë është në një situatë të tillë nga COVID-19, mjeku Sulçebe ia adreson masave të marra nga qeveria.

“Janë shumë faktorë, por më i rëndësishmi ishin masat e ndalimit të qarkullimit dhe kontaktit, pasi u pengua qarkullimi i virusit”, deklaron ai.

Sulçebe shton se “ndikim ka edhe klima, ka të bëjë konstruksioni imunitar dhe gjenetik i popullatës. “Kemi Greqinë dhe Bullgarinë që janë në kontrast me vendet e tjera perëndimore të Europës”, evidentoi ai.

Doktori thotë se nuk do të ketë të papritura në të ardhmen me lehtësimin e masave, duke shtuar se do të duhen të kalojë një muaj pa raste të reja për të konfirmuar zhdukjen e COVID-19.

 

Fraksion.com