AktualitetBota+Të fundit

Kinezët kanë bërë propagandë me videot e italianëve në ballkone

Videot e duartrokitjeve të italianëve nxisin dyshimet për propagandë Kineze.

Disa ditë pasi Kina kishte njoftuar se do dërgonte furnizime mjekësore për të ndihmuar shtetin italian në orët e tij më të vështira, media shtetërore kineze nxorri një lajm ku tregonte italianët në ballkone dhe në rrugë, duke duartrokitur himnin kombëtar kinez. “Në këtë komunitet me një të ardhme të përbashkët, ne ndajmë mirëqënien dhe mjerimin së bashku,” shkroi në Twitter më 15 mars Hua Chunying, një zyrtar i lartë i qeverisë kineze dhe drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Informacionit në vend.

Në të njëjtën ditë, Zhao Lijian, zëdhënës i ministrisë së jashtme Kineze dhe njeriu që sugjeroi që ushtria amerikane mund ta kishte sjellë virusin Covid-19 në Wuhan, postoi një video të italianëve duke duartrokitur nga ballkonet për Kinën. “Në Romë, me himnin kinez në sfond, italianët brohorisnin “Grazie Cina! “Nëpër ballkonet të gjithë duartrokitën së bashku,” shkroi ai në Twitter.

Një analizë e videove nga FT së bashku me dy ekspertë italianë për kontrollimin e fakteve dhe manipulimet ngre shqetësime për origjinalitetin e tyre, duke shtuar një shqetësim për dezinformimin kinez në Evropë. Muajin e kaluar, Pekini paralajmëroi BE-në që të mos e akuzonte publikisht atë për përhapjen e propagandës gjatë krizës së koronavirusit. Imazhet e italianëve që brohorasin Pekinin nga ballkonet e tyre, përputhen me përpjekjet e Kinës për të riformuar narrativën e botës rreth Covid-19, në një kohë kur qeveria e saj është e ndjeshme ndaj akuzave se  manipuloi rezultatet në Wuhan.

“Italia është bërë një çmim i madh për Kinën,” tha Nathalie Tocci, drejtoresha e Institutit për Çështjet Ndërkombëtare me qendër në Romë, duke treguar vendimin e Italisë për t’u bërë vendi i parë nga antarët e G7 që regjistrohet në planin infrastrukturorë të Kinës.

“Kur Italia u bë vendi i parë në Evropë që u godit nga Covid-19, u krijua një mundësi shumë e mirë për Kinën, për ta përdorur situatën për të venitur imazhin negativ që ishte krijuar për të, duke i ardhur në ndihmë të Italisë”.

Ndihma, të cilat u shfaqën në shumë televizione shtetërore kineze, u pritën mirë nga politikanët italianë. Por videot e shpërndara nga Znj Hua dhe Zhao Zhao nuk u morën nga asnjë media kryesore dhe nuk u shfaqën askund në Itali.
Alessandro Ciapetti tha: “Italia është bërë front për dezinformin në gjuhën kineze në rrjetet sociale. Ne shohim lajme të rreme çdo ditë, por është për t’u habitur të shohësh diçka kaq të papërpunuar mirë, që të shpërndahet nga zyrtarët e qeverisë kineze”, shtoi Ciapetti.

 

Fraksion.com