AktualitetTë fundit

COVID-19/Manastirliu: Prej 9 ditësh asnjë humbje jete, testimet serologjike te grupet me risk

Prej 9 ditësh në Shqipëri nuk ka asnjë humbje jete prej COVID-19.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve me Kryeministrin Edi Rama.

“Ne kemi hyrë në ditën e 9-të të kur nuk kemi asnjë humbje jete. Pra prej 9 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete dhe kjo është diçka që patjetër nga gëzon, sepse edhe një humbje jete për ne është e dhimbshme”, tha Manastirliu.

Manastilriu u shpreh se do të kemi pas dy jave e pak pune intensive në laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT rezultatet e para të testimit të serologjisë.

Manastirliu theksoi se, “ky është një testim për një kampion të parë. Pra do të vijojë testimi në grupet e riskut, siç tashmë e kemi vendosur përsa i përket personelit mjekësor, gjithashtu dhe sa i përket të infektuarve të identifikuar sipas skemës dhe metodologjisë që po vlerësohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve”.

Duke folur për atë që është duke u bërë sa i përket situatës së hapjes në të gjithë sektorët e ekonomisë, por dhe të rihapjes së sektorit të kujdesit shëndetësor, Manastirliu tha se, “tashmë  është aprovuar strategjia e ekspertëve për planin e veprimit të funskionojë në raport me organzimin e sistemit shëndetësor në të gjithë hallkat e tij duke filluar nga shëndeti publik, duke vijuar nga kujdesi parësor tek ai spitalor tek urgjenca paraspitalore, e cila tregoi edhe njëherë që ka një organizim perfekt, me të gjithë strukturat e tjera. Për të mos lënë askënd pa shërbim dhe kujdes shëndetësor”.

Nga ana tjetër, Manastirliu informoi  se, “rezultatet e deritanishme tregojnë për një organizim shumë të mirë të të gjithë sistemit, por edhe cilësisë së shërbimit të ofruar qytetarëve, pasi siç edhe të dhënat deri më sot tregojnë ne kemi hyrë në ditën e 9-të të kur nuk kemi asnjë humbje jete. Pra prej 9 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete dhe kjo është diçka që patjetër nga gëzon, sepse edhe një humbje jete për ne është e dhimbshme”.

“Ne duam të vijojmë me këta tregues, por ka një rëndësi të madhe ndërgjegjësimi i popullatës, kujdesi dhe sjellja personale, në këto momente kur ne do të vijojmë me fazat e rihapjes, ashtu siç Komiteti i Ekspertëve vijon të na këshillojë”, tha ajo.

“Monitorimi do të jetë mbi baza periodike.  Ne po përgatitemi të fuqizojmë kapacitetet tona edhe më tej përsa i përket testimit, gjurmimit dhe duke vijuar gjithashtu dhe me testimin e serologjisë që është gjithashtu një indikator shumë i mirë që do të na japë një panoramë më të gjerë sa i përket edhe hapjes së mëtejshme në raport me identifikimin e antikorpeve në grupe të caktuara të riskut por më tej edhe në popullatë, sipas testimit që ne po programojmë të kemi”, u shpreh Manastirliu.

 

Fraksion.com