Life StyleTë fundit

Aktori i “Harry Potter” bëhet baba për herë të parë

Vetëm një muaj më parë, rrjeti u çmend nga lajmi se aktori i famshëm i “Harry Potter”, Rupert Grint, do të bëhej baba për herë të parë.

Grint dhe partnerja e tij, Georgia Groome, e pranuan vetë lajmin e pritjes së ëmbël, madje aktorja u fotografua me barkun e rrumbullakosur.

Ditën e sotme, çifti ka konfirmuar për mediat e huaja se janë bërë prindër për herë të parë

Georgia ka sjellë në jetë një vajzë, emrin e të cilës ende nuk e kanë bërë të ditur për publikun.

Grint është i pari nga aktorët e kastit të filmit që është bërë baba për herë të parë.

Dyshja po shijon prej vitesh historinë e dashurisë të cilën e kanë mbajtur të fshehtë nga mediat, ndërsa fansat besojnë se ata kanë qenë të lidhur që në vitin 2011.

 

Fraksion.com