“U kritikua ashpër për deklaratën mbi romanet”; Ermal Mamaqi ironizon sërish
Pak ditë më parë, Ermal Mamaqi bëri një deklaratë mbi librat, e cila u komentua shumë.
Aktori tha se në këtë periudhë nuk duhet të lexohen romane, por libra që kanë vlerë e që lidhen me profesionin.
“Mos lexoni budalliqe, ka ca që lexojnë romane. Nuk kam gjë kundër tyre, po kush lexon më romane tani! Lexoni libra që kanë vlerë e që lidhen me profesionin tënd dhe situatën që po kalon”, u shpreh moderatori në deklaratën e cila shkaktoi shumë polemika.
Por kjo deklaratë e tij nuk u prit mirë as nga botuesja Arlinda Dudaj e cila i ka kthyer përgjigje në një koment ku i thotë se do të mbahet mend si i vetmi opinionbërës që predikon mosleximin.
Ermali duket se nuk e ka lënë me aq dhe së fundmi ka publikuar në Instagram një video ironizuese.
Në video shfaqet Ami duke bërtitur nga gëzimi dhe një grua e habitur kthen kokën për ta parë.
“Unë duke u gëzuar që po hapemi
Një grua që lexonte romane kthen kokën”, shkruan aktori.