AktualitetTë fundit

Sociologu i njohur, zbulon çelësin se si mund të ulim vdekshmërinë me 50%

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” sociologu Edmond Dragoti foli për aspektet negative që ndikojnë në shëndetin mendor këtë periudhë karantine.

Dragoti, tha se ka disa stresorë që ndikojnë tek individët në këto momente, dhe ndër to renditi, frikën ndaj shëndetit, informacionin jo të saktë, por edhe izolimin. Megjithatë sociologu tha se karantina në vendin tonë është optimale, që do të thotë është siç duhet të jetë. Si mënyrën më të mirë për të përmirësuar shëndetin mendor, Dragoti sugjeroi komunikimin.

“Të komunikojmë sa më shumë, edhe me anë të platformave online”, tha Dragoti. Përpos asistimit që mund t’i japë shëndetit mendor këtë periudhe, komunikimi sipas sociologut, mund të ulë vdekshmërinë deri në masën 50%.

“Unë do të flisja si psikolog social. Në këtë kuptim do të thoja që funksionojnë në këtë moment disa stresorë, që ndikojnë tek personat këto periudhë. Karantina është stresor i fortë, sepse krijon stres paratraumatik. Funksionon frika për shëndetin e vet, por edhe shëndetin e të tjerëve, këto janë stresorë. Një stresor tjetër është që kemi humbur marrëdhënien me punën, familjen, shoqërinë dhe kjo shkakton stres.

Informacioni është një stres. Informacioni duhet të jetë i qartë, i saktë.  Një nga gjërat që kanë theksuar studimet është frika që kanë njerëzit për të mos dhënë dorën, të mos takohen. Në rekomandimet që do të jepja unë është e rëndësishme që karantina të jetë optimale jo më shumë seç duhet dhe jo më pak seç duhet. Ne e kemi aktualisht graduale. Informacionet duhet t’i përzgjedhim. Në momentin që duam të shmangim mërëzinë, është e domosdoshme të komunikojmë sa më shumë, të komunikojmë me anë të platormave online. Komunikimi e ul me 50% nivelin e vdekshmërisë te njerëzit”, u shpreh sociologu.

 

Fraksion.com