Rritet numri i rasteve me koronavirus jashtë Evropës Perëndimore
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se teksa numri i rasteve të prekura me koronavirus është duke rënë në Evropën Perëndimore, e kundërta është duke ndodhur në Evopën Lindore, në Afrikë, Azinë Juglindore, Lindjen e Mesme dhe Amerikë.
Ai po ashtu pa paralajmëruar qeveritë që të menaxhojnë me kujdes vendimet për lehtësim të masave të izolimit, pasi “rreziku i kthimit të virusit është shumë real”.
Ai ka përmendur gjashtë kushte para lehtësimit të masave të izolimit;
- Numri i rasteve duhet të jetë në rënie, por vëzhgimi i të infektuarve duhet të jetë i lartë
- Sistemet shëndetësore duhet të jene të gatshme të testojnë, trajtojnë dhe izolojnë të infektuarit
- Në spitale dhe shtëpi kujdesi duhet të ketë shpërthime minimale
- Masat mbrojtëse duhet zbatuar në vende të punës dhe shkolla
- Numri i rasteve të importuara duhet të jetë i menaxhueshëm
- Komuniteti duhet të veprojnë në përputhje me “normalen e re”.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 3,685,129 njerëz të infektuar, 258,051 të vdekur dhe 1,208,139 të shëruar nga ky virus./rel
Fraksion.com