AktualitetTë fundit

Koni e shkarkoi nga detyra; Majlinda Keta: Rektori akt të paprecedentë, abuzoi me detyrën e funksionarit

Pas vendimit te Rektoratit të Universitetit të Tiranës, për shkarkimin e saj nga detyra, ka reaguar pedagogji Majlinda Keta.

Profesoresha e departamentit të Filozofisë në Fakultetin e Shkencave Sociale theksoi e ishte njohur me vendimin në fjalë, ndërsa e cilësoi atë një akt të pavlerë. Ajo pohoi se rektori Mynyr Koni nuk mund të shkarkojë një institucion duke shkarkuar anëtarët e tij që nuk varen, por në të kundërt është i pavarur dhe që ka detyrimin ligjor për të zhvilluar zgjedhjet në UT si institucion.

Duke u ndalur tek shkarkimi i saj, pedagogia sqaron se zgjidhja e menjëhershme e kontratës së punës nuk është kompetencë ekskluzive e Rektorit, por e Senatit Akademik, i cili nëpërmjet kërkesës së Drejtuesit të njësisë bazë, ngre një komision Ad hoc. Më pas sipas saj, ky komision propozon shkarkimin e personelit, Rektori zgjidh marrëdhënien e punës me UT.

Reagimi i Majlinda Ketës:

U njoha me Vendimin nr.56 datë 06.05.2020 të Rektorit te UT me të cilin ka vendosur zgjidhjen e menjëhershme të justifikuar të kontratës së punës me UT.

Në këtë vendim mbasi ka parashtruar si shkelje të rënda të ligjit nga ana ime në detyren e Kryetares të KIZ, gjatë ushtrimit të fuksionit që ligji dhe statuti i ngarkon si organ ekzluziv për zhvillimin e zgjedhjeve në UT, duke iu referuar Kodit të Punës , Statutit të ri të UT, si edhe rregullores së vjetër të saj, ka vendosur si më sipër.

Ky akt i Zotit Koni është nje akt absolutisht i pavleshëm dhe nuk sjell asnjë pasojë juridike:

1.Rektori i UT nuk mund të shkarkojë një institucion duke shkarkuar anëtarët e tij që nuk varen, por në të kundërt është i pavarur dhe që ka detyrimin ligjor për të zhvilluar zgjedhjet në UT si institucion .

2.Sipas ligjit për Arsimin e Lartë neni 68, pika 2 zgjidhja e menjëhershme e kontratës së punës nuk është kompetencë ekskluzive e Rektorit, por është kopetencë e Senatit Akademik i cili nëpërmjet kërkesës së Drejtuesit të njësisë bazë, ngre një komision Ad hoc, dhe vetëm atëherë kur ky komision propozon shkarkimin e personelit, Rektori zgjidh marrëdhënien e punës me UT.
Senati Akademik me Statutin miratuar me Urdhrin e Ministri të MASR. nr.816, datë 26.12.2018 në nenin 76 të tij ka bërë rregullime në zbatim të ligjit duke përcaktuar në mënyrë të hollësishme këtë procedure të miratuar nga neni 68 i ligjit.

Me këtë akt të paprecedent të një Rektori të një IAL Publike, por jo të tillë për Zotin Koni, ai i ka bërë një dëm të rëndë Arsimit të Lartë dhe imazhit të tij dhe ky veprim i tij, përveçse është i dënueshëm administrativisht, përbën në mënyrë flagrante shpërdorim detyre të funksionarit publik, me pasoja të rënda për institucionin dhe ne personalisht, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, si dhe ka kryer vepër penale që prekin zgjedhjet e lira në një sistem demokratik, duke kanosur me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës si anëtar i Komisionit të autorizuar nga ligji per zgjedhjet në UT, parashikuar nga neni 325 të Kodit Penal.

 

Fraksion.com