AktualitetRajoniTë fundit

Itali, 369 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Italia i kthehet situatës së zakonshme të ditëve më parë ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 369 persona të prekur me koronavirus.

Nga hetimet epidemiologjike kanë rezultuar pozitivë 1 mijë e 444 raste të reja.

Ndërkohë lajm i mirë për personat e shëruar, ku 8 mijë e 14 e kanë fituar betejën në këto 24 orë.

Italia shënon 91 mijë e 528 të infektuar me virus, ndërsa në total janë shëruar 93 mijë e 245.

Prej disa ditësh janë lehtësuar masat për qytetarët në shtetin fqinj.

 

Fraksion.com