Gruaja shtatzëne me koronavirus nga Fieri mbërrin në Spitalin Infektiv
Mbërrin në Spitalin Infektiv gruaja shtatzëne me COVID-19 nga Fieri.
Gjendja shëndetësore e gruas paraqitet jo e rënduar dhe siç raportohet, ajo lëvizte më këmbë e shoqëruar nga stafi shëndetësor.
Gruaja tetë muajshe shtatzënë dhe djali i saj 2 vjeç rezultuan pozitivë me koronavirus.
Ata u dërguan në Tiranë për një trajtim më të specializuar.
Ndërkohë, pozitive me koronavirus rezultoi edhe vjehrra e gruas.
Shkak i infektimit ishte nusja shtatzënë, e cila kishte ardhur të takonte familjarët e saj në Tiranë, të cilët ishin me koronavirus.
Pas kthimit në shtëpinë e saj në Fier, ajo ka rezultuar pozitive bashkë me vogëlushin e saj dhe vjehrrën.
Fraksion.com