Francë, shkon në 25.809 numri i të vdekurve si pasojë e COVID-19
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 25.809.
Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 4.039 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 208.698, njoftoi Ministria franceze e Shëndetësisë në një njoftim.
Ministria tha se 23.983 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë 3.147 në njësitë e kujdesit intensiv.
Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv ka vazhduar të bie për të 28-tën ditë radhazi.
Në 24 orët e kaluara, 1.299 persona janë shëruar, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen ka shkuar në 53.972.
Ministria njoftoi se në 24 orët e fundit, jetën kanë humbur 278 persona në spitale dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuar, me çka numri i viktimave ka shkuar në 25.809, ndërsa prej tyre, 9.572 janë persona që kanë ndërruar jetë në shtëpitë e kujdesit.
Franca tashmë ka vendosur të zbusë gradualisht masat e marra kundër pandemisë duke filluar nga 11 maji.
Vendi ka vendosur të heqë kufizimin e lëvizjes nga 11 maji. Duke filluar nga kjo datë, funksionimin do të rinisin çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme, edhe atë gradualisht dhe sipas dëshirës. Në çdo klasë do të lejohen maksimalisht nga 15 nxënës, ndërsa krahas rregullave të higjienës, në shkollat e mesme e detyrueshme do të jetë edhe mbajtja e maskave.
Krahas kafeneve dhe restoranteve, nga 11 maji do të hapen dyqanet, muzetë e vegjël dhe bibliotekat. Mbajtja e maskave do të jetë e detyruar në transportin publik dhe në taksi, ndërkohë që udhëtimet e detyrueshme mbi 100 kilometra do të mund të bëhen vetëm me leje.
Fraksion.com