Facebook krijon Gjykatën e Lartë, bëhen bashkë gjuhë e kultura të ndryshme
Facebook tani ka Gjykatën e Lartë që do shqyrtojë veprimet në rrjetin më të madh në botë.
Gjykata do të përbëhet nga 20 anëtarë që së shpejti do të bëhen 40. Në mesin e tyre do të ketë fitues të çmimit Nobel dhe Pulizer si dhe ish-kryeministri danez Helle Thorning-Schmidt.
Komiteti i kontrollit do të shprehet për fshirjen e profileve si dhe do të ndërhyjë në tema delikate si stimulimi i urrejtjes, respektimi i tjetrit si dhe privatësia.
Anëtarët e gjykatës flasin 29 gjuhë të ndryshme dhe përfaqësojnë këndvështrime të ndryshme kulturore fetare politike shpjegoi zvëndës presidenti i facebook Nick Clegg.
Në këtë organ mund të apelojnë vendimet mbi 2 miliardë ndjekës të Facebook. Përdoruesit e rrjetit mund të apelojnë edhe vendimet e vetë rrjetit dhe të Instagramit.
Fraksion.com