AktualitetBota+Të fundit

SHBA raporton 1.142 viktima të reja nga COVID-19, gjithsej 68.636

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 68.636, prej të cilëve 1.142 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Me rreth 1.19 milionë të infektuar, SHBA është shteti me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer”, thonë se në 24 orët e fundit numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 27.750, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.189.914.

Pas SHBA-ve, numrin më të madh të të infektuarve ka regjistruar Spanja (248.301), Italia (210.717) dhe Mbretëria e Bashkuar (186.599).

Shteti amerikan New York është më i godituri në SHBA me gjithsej 323.883 raste të konfirmuara dhe 24.648 raste të vdekjeve.

Në SHBA janë testuar gjithsej 7.2 milionë persona, ndërsa numri i të shëruarve nga COVID-19 është rritur në 178.671.

 

Fraksion.com