Nard Ndoka: Në janar kam kaluar një grip agresiv, mund të ketë qenë COVID-19
Në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte i ftuar ish-ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka. Gjatë fjalës Ndoka mbështeti tezën se COVID-19, mund të ketë qenë që në muajin janar në Shqipëri, dhe për këtë ai pretendon se i referohet ekspertëve.
“Janë shprehur edhe në mënyrë publike, por ka pasur edhe një lloj censure nga pjesa zyrtare. Është një realitet që Shqipëria është përfshirë në një grip, që në janar. Është përfolur se mund të ketë pasur edhe humbje në jetë njerëzish në atë kohë. Në një farë mënyre jo, nga fundi i janarit kisha një gjendje gripale, ndryshe nga herët e tjera, më e rëndë në simptoma. Kjo ishte një shqetësim i miqve tanë, ishte shumë agresiv si grip dhe më shoqëroi tre ditë. E para që merremi shumë me termat, por edhe vitet më përpara kemi pasur Covid. COVID-16; 17; 18 dhe tani COVID-19. Por në këtë rast ende shkenca nuk e ka të qartë mënyrën e shpërndarjes. Rezistenca e njeriut e kalon në një formë apo një tjetër”, u shpreh ish-ministri.
Fraksion.com