Macron: Vaksina kundër koronavirusit duhet të jetë pronë publike
Çdo vaksinë kundër koronavirusit duhet të konsiderohet një e mirë publike globale, deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron në një konferencë për përpjekjet ndërkombëtare, lidhurme zhvillimin e vaksinës.
Macron shtoi se vaksina duhet t’i jepet të gjithë planetit dhe paralajmëroi se bota është në garë kundër kohës për shpëtimin e jetëve njerëzore.
Ai theksoi se përballë COVID-19, ideja, secili për veten, është e gabuar.
“Mund t’ia dalim vetëm së bashku”, shtoi ai.
Macron premtoi 500 milionë euro në ndihmë të financimit të përpjekjeve për vaksinën, përveç fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Ndërsa Gjermania ofron 525 milionë euro.
Fraksion.com