AktualitetBota+Të fundit

Franca raporton 308 vdekje të reja, gjithsej 25.201

Franca ka raportuar 308 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 25.201.

Sot u raportuan 173 viktima më shumë krahasuar me ditën e djeshme kur u raportuan 135 viktima. Në 24 orët e fundit, numri i vdekjeve në spitale ishte 245, ndërsa numri i vdekjeve në shtëpitë e pleqve ishte 63.

Që nga shpërthimi i pandemisë, numri i vdekjeve në Francë është 25.201, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me këtë virus është 131.863.

Në 24 orët e fundit po ashtu u shëruan 653 pacientë të tjerë, duke e çuar në 25.548 numrin e pacientëve të shëruar, të cilët paraprakisht ishin të infektuar me koronavirus.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e shpalli pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të prekurve nga pandemia ka tejkaluar shifrën 3.55 milionë, me rreth 248 mijë të vdekur dhe mbi 1.13 milion të shëruar.

 

Fraksion.com