“BukuriNjerëzore, Respekt”; Rama: Valbona, infermiere në Bari të Italisë, vullnetare në Spitalin Universitar të Traumës
Bluzat e bardha të Spitalit Universitar të Traumës ku sot priten të gjitha urgjencat kirurgjikale, vijojnë të bëjnë një punë heroike, duke përballuar me sukses rreth 4 000 vizita dhe 500 operacione vetëm në muajin e fundit.
Kryeministri Edi Rama solli pasditen e sotme në vëmendja faktin që bluzat e bardha të Spitalit Universitar të Traumës, ku sot priten të gjitha urgjencat kirurgjikale, vijojnë të bëjnë një punë heroike, duke përballuar me sukses rreth 4000 vizita dhe 500 operacione vetëm në muajin e fundit.
“Heronjve të heshtur të urgjencës së këtij spitali i është bashkuar vullnetarisht edhe Valbona, infermiere në Bari të Italisë, të cilën mbyllja e kufijve e gjeti në Tiranë, por nuk nguroi të paraqitej për të dhënë kontributin e saj”, u shpreh Rama.
Valbona Krasniqi banonte në Itali prej 26 vitesh dhe ka punuar në poliklinikën e Barit. Ajo ndodhej në Shqipëri pasi po ndiqte një master profesional.
“Me datë 9 mars u mbyllën kufijtë. U gjenda këtu dhe meqë nuk kisha mundësi të kthehesha sërish në Bari kërkova që ndihmën time ta jap këtu në vendin tim. Nuk e imagjinoja dot që do të ndjehesha kaq shumë vetvetja me këtë staf të mrekullueshëm. Këta bëjnë një punë kolosale e me dinjitet”, shprehet Valbona.
Por nuk janë vetëm shqiptarët që jetojnë jashtë që po shërbejnë në spitalet tona. Mjeku anglez Christopher Downing thotë se erdhi në 2001 për një kamp veror me studentët e mjekësisë dhe më pas vendosi me bashkëshorten të ktheheshin e të jetonin e punonin këtu.
“Takova shumë mjekë që kishin jetuar në vite të vështira ndërsa dëshironin shumë të përmirësonin sistemin e shëndetësisë. Unë dhe gruaja ime zgjodhëm të kthehemi këtu për të ndihmuar mjekët e infermierët që punojnë këtu. Tani kemi filluar të bëjmë disa trajnime. Kemi hartuar disa protokolle për trajtimin e urgjencave. Po bëjmë trajnim për ringjallje zemre dhe mushkërish, ku ne bëjmë shtypje të kraharorit dhe ventilimin me ambull e defribilator”, shprehet dr. Downing.
Ndërkohë mjekë dhe infermierë e vlerësojnë Kristin, siç e thërrasin ata, për bashkëpunimin dhe idetë e ofruara.
Një ndër mjekët e sallës së operacionit me 42 vite eksperiencë pune, ndër të cilat 27 vite në sallën e operacionit, Fatmiri shprehet se kënaqësia jonë më e madhe është kur ikim në shtëpi pasi kemi shpëtuar jetë.
Fatmiri vlerësohet nga kolegët jo vetëm për atë që bën në sallën e operacionit, por edhe për mbështetjen që jep për të rinjtë që përballen për herë të parë me urgjencat në një sallë.
Në kuadër të pandemisë volumi i punës në Spitalin Universitar të Traumës është shumë i madh, pasi trajtohen edhe urgjenca të tjera që vijnë nga spitali “Nënë Tereza” apo Sanatoriumi.
Pavarësisht volumit të madh të punës që vjen me transferimin e kirurgjisë së përgjithshme nga spitalet e tjera, te Trauma, asnjë personel i këtij spitali nuk është prekur nga COVID-19.
Bluzat e bardha të Spitalit Universitar të Traumës ku sot priten të gjitha urgjencat kirurgjikale, vijojnë të bëjnë një punë heroike, duke përballuar me sukses rreth 4000 vizita dhe 500 operacione vetëm në muajin e fundit👍
Heronjve të heshtur të urgjencës së këtij spitali i është bashkuar vullnetarisht edhe Valbona, infermiere në Bari të Italisë, të cilën mbyllja e kufijve e gjeti në Tiranë, por nuk nguroi të paraqitej për të dhënë kontributin e saj❤️
#RESPEKT❤️
Fraksion.com