AktualitetPolitikëTë fundit

“Qeveria u mohon kujdesin shëndetësor”; PD, Koduzi: Ja pse u mbyll spitali “Shefqet Ndroqi”

Qeveria u mohon kujdesin shëndetësor të sëmurëve kronikë pa COVID, pasi mbyllja e Sanatoriumit përbën shembull skandaloz të keqmenaxhimit të situatës”, tha sot në një deklaratë, Gazmend Koduzi, anëtar i grupit të ekspertëve në PD

Koduzi shprehet se “qeveria, përtej çdo arsyetimi të logjikshëm, vazhdon të mbajë spitalet mbyllur për qytetarët. Kjo situatë është e pandryshueshme, megjithëse shifrat e prodhuara nga vetë qeveria, tregojnë se piku ka kaluar”.

“Spitali i sanatoriumit “Shefqet Ndroqi” është shembulli më skandaloz sesi qeveria ka ndërprerë çdo shërbim të mirëfilltë dhe specifik në këtë spital për pacientët që nuk kanë COVID. Ka vendosur të bllokojë një spital me 120 shtretër për 5 të sëmurë nga virusi, të cilët, fare mirë mund të marrin shërbimin e specializuar tek Spitali Infektiv, i cili ka më pak se 30 të shtruar. E njëjta situatë është edhe në QSUT, ku ofrohen shërbime shëndetësore në rang kombëtar”, tha ai.

Sipas Koduzit, sistemi shëndetësor është në kolaps dhe se vendimi për të mos lejuar qytetarët të kurohen në shumë prej spitaleve publike është absurd.

“Sistemi shëndetësor është i gjithi në kolaps, por, sipas vendimit të qeverisë, nëse nuk je i sëmurë me COVID, nuk mund të marrësh shërbim në spital. Mohimi për kurim në spital publik i qytetarëve është kriminal. Vendimi absurd i për të mos lejuar qytetarët të kurohen në shumë prej spitaleve publike, pasi i ka kthyer ato në spitale COVID, është absurd. Përveç pacientëve që kanë nevojë jetike të kurohen në Sanatorium, me mijëra të sëmurë kronikë janë lënë, gjithashtu, në mëshirë të fatit. Mjeku specialist apo i familjes është urdhëruar të mos bëjë asnjë vizitë kontrolli, por vetëm të lëshojë receta online”, tha ai.

 

Fraksion.com