Life StyleTë fundit

“Punësova dedektiv privat për të kapur mat të dashurin”; Moderatorja pranon lidhjen me biznesmenin

Moderatorja Ester Bylyku ka pranuar se është e lidhur me një biznesmen dhe i ka ngjitur shumë me njëri-tjetrin.

Rudina Dembacaj: Je single Ester?

Ester Bylyku: Jam në një lidhje.

Rudina Dembacaj: Sa kohë të ditës të merr fatlumi?

Ester BylykuShumë.

Rudina Dembacaj: Sa kohë ke që je e lidhur dhe me se merret i dashuri yt?

Ester Bylyku: Jam e lidhur prej disa muajsh dhe ka një biznes të vetin dhe është shumë i mirë në fushën e vet edhe na ka ngjitur kur i thonë.

Rudina Dembacaj: Si ja keni bërë në këto ditë karantinë për t’u takuar Ester?

Ester Bylyku: Ka autorizim (qesh).

Ester Bylyku është kthyer pas në kohë dhe ka treguar në emisionin “Mos i fol shoferit” në TV Ora një nga skenat e saj më ekstreme të xhelozisë.

73401824_575445056616825_6480756491558632437_n-750x450

“Kjo ka ndodhur para pak vitesh. Kishte mik një këngëtar i cili do mbante koncert në një club. Unë me këtë mikun e tij urreheshim për vdekje, e kishim shumë inat njëri-tjetrin. E më thotë zemër ne do ikim në club dhe do jemi vetëm çuna, gjithsesi po të duash hajde

I thashë unë të vij tek ai njeri? S’ka shanse. Dy ditë para koncertit bëmë një sherr shumë të madh e thashë këtu ka diçka që nuk shkon. S’ka dashur që unë të shkoj me te. Makinë kisha po nuk kisha patentë dhe lokali ishte në një qytet tjetër.

Punësoj dedektiv privat vetëm për një ditë dhe thashë do e kap se s’bën. E pagova disa qindra euro. I thashë dua çdo foto dhe video dhe mos u kurse se unë atë doja. 

Realisht ishin të gjithë çuna dhe më thonë që është vetëm një tek femër afër tij. Kur më sjellin me fytyrë këtë femrën ishte mami i këngëtarit. Më kanë shkuar të gjitha lekët dëm. Ka qenë shumë zhgënjim”, tregon Esteri.

 

Fraksion.com