AktualitetBota+Të fundit

OKB u bën thirrje qeverive të botës të garantojnë sigurinë dhe lirinë e gazetarëve

Të dielën, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u bëri thirrje qeverive në gjithë botën që të garantojnë sigurinë e gazetarëve gjatë pandemisë COVID-19.

“Ndërsa pandemia përhapet, ajo ka shkaktuar një pandemi të dytë, atë të keqinformimit, nga këshillat e dëmshme shëndetësore tek teoritë e dëmshme të konspiracionit. Media ofron antidotën ndaj kësaj vale: lajme dhe analiza të verifikuara, shkencore, mbështetur në fakte”, tha zoti Guterres në një videomesazh të dielën.

“Por që kur filloi pandemia, shumë gazetarë po bëhen objekt i shtimit të kufizimeve dhe ndëshkimeve, për arsyen e vetme se po bëjnë punën e tyre”, tha ai.

Kombet e Bashkuara e pranojnë se është e nevojshme që të kufizohet udhëtimi për të luftuar virusin, por tha se masat shtrënguese “nuk duhet të keqpërdoren” që të pegojnë gazetarët të bëjnë punën e tyre.

Të paktën 55 punonjës të medias në 23 vende kanë vdekur që nga 1 marsi, për shkak të pandemisë, sipas Fushatës për Mbrojtjen e Shtpypit në Gjenevë.

Zëri i Amerikës po ndjek censurën dhe shkeljan e lirive të shtypit të lidhura me COVID-19.

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit shënohet nën kujdesin e UNESCO-s. Motoja e këtij viti është “Gazetari pa Frikë dhe pa Favore”.

 

Fraksion.com