AktualitetLife StyleTë fundit

“Markat kthejnë maskat e fytyrës në modë”; Forbes rendit mes tyre edhe stilisten shqiptare

Maskat për fytyrën u vendosën në qarkullim për të zvogëluar përhapjen e COVID-19, ndërsa bota po lufton me pandeminë.

Megjithatë shumë shpejt, maskat janë kthyer në një aksesor mode. Moda ka qenë gjithmonë një platformë për tu vetëshprehur. Dhe ndërsa maskat po bëhen shpejt pjesë e rutinës sonë të përditshme shume njerëz kanë zgjedhur të shfaqin stilin individual përmes tyre.

Dhe Forbes ka listuar 20 marka mode dhe stilitë që po bëhen më krijues me maskat e fytyrës. Mes tyre është edhe ajo e stilistes shqiptare Lirika Matoshi.

Ja lista dhe disa nga maskat e fytyrës që po shpërthejnë në tregun e ri:

  • Lena Karnauhova, stilistja ruse që realizoi maska sa më natyrale të mundshme

  • Marka Voravaj Bangkok. Dizenjuesi Voravaj Varazatiravatt po eksperimentonte me maska për fytyrën shumë kohë para shpërthimit të Covid-19, pasi ndotja e ajrit në Bangkok i ka kthyer maskat në një element kryesor të veshjet. Maskat përmbajnë zbukurime të ndërlikuara të kristaleve dhe rruazave që duhen rreth 36 – 84 orë për tu bërë me dorë. Maskat nuk ishin menduar fillimisht për shitje. Në vend të kësaj ai dëshironte të krijonte një fushatë argëtuese dhe unike që jo vetëm që inkurajon njerëzit të mbrohen me dë shirë, por edhe frymëzon të tjerët që t’i kthejnë talentet e tyre në kreativitet gjatë izolimit.

  • K.S. Garner, e cila është një markë e vogël me bazë në Phoenix që shet produkte të bëra me porosi në një përpjekje për të zvogëluar mbeturinat. “Dhe ashtu si syzet, ju mund t’i vishni këto maska çdo ditë dhe ne donim të ofronim pak personalitet dhe stil tek njerezit,”- tha stilistja Kelsey Garner.

  • Llulo- Stilistja Michelle Olomojobi krijoi Llulo pasi shkoi për të blerë dhe nuk arriti të gjente asgjë që pasqyronte trashëgiminë e saj afrikane. Sot Llulo punon me artizanët vendas në Nigeri për të krijuar veshje të frymëzuara nga tekstilet tradicionale të Ankarasë. Olomojobi po përdor markën e saj për të hapur vende pune dhe për të ndihmuar gratë në Nigeri të nisin bizneset e tyre. Dhe tani po prodhon maska për fytyrën, ku 10% e të ardhurave do t’i dhurohen organizatave jofitimprurese.

  • Collina Strada po shndërron materialet nga koleksionet e kaluara në maska të bukura. Edhe pse këto maska janë të kushtueshme, për çdo maskë të blerë, pesë do të dhurohen për punonjësit e kujdesit shëndetësor në New York City.

  • Big Dog Art Department, një kompani e vogël, e pavarur në pronësi te çiftit të bashkëshortëve Mike dhe Sam McKennedy. Ndërsa po përpiqen ta mbajnë biznesin e tyre të vogël në jetë, çifti po dhuron gjithashtu 10% të të ardhurave  One Fair Wage Emergency Workers Fund.

  • Lirika Matoshi, stilisja nga  Kosova, e cila jeton ne New York po krijon maska për fytyrën. Ato jane zbukuruara me luleshtrydhe me rruaza, janë qëndisur ose  janë me ngjyrat e ylberit. Stilistja raportoi në faqen e saj në Instagram se kishte mbledhur mbi 23 000 dollarë në vetëm katër orë nga shitja e tyre.

  

  • Akese Stylelines  është një marke në Chicikago e drejtuar nga stilistja Jennifer Akese-Burney, nga Gana. Maskat janë bërë nga 100% pëlhurë pambuku. Në përputhje me misionin e markës për të fuqizuar gratë përmes vetë-shprehjes, maskat e saj quhen Akese Power Masks./Panoramaplus

 

Fraksion.com