AktualitetBota+Të fundit

Koronavirusi: Çmimi i Deutsche Welles – një sinjal për gazetarët e përndjekur

Kërcënime, dhunë, arrestime: Në të gjithë botën përndiqen apo frikësohen gazetarë, që duan të raportojnë në mënyrë të pavarur mbi pandeminë e Coronës. Deutsche Welle e vlerëson punën e tyre me Freedom of Speech Award.

Për raportimin në kohën e krizës së Coronës, Deutsche Welle nderon me çmimin e këtij viti Freedom of Speech Award 17 gazetare e gazetarë nga 14 vende. Laueratët e çmimit nga katër kontinente vlerësohen në mënyrë përfaqësuese për të gjithë gazetaret e gazetarët në botë që publikojnë në kushte të vështira informacione të rëndësishme për virusin e ri të Coronës dhe përhapjen e tij.

“Në një kohë të krizës globale të shëndetit gazetaria ka një funksion kyç dhe çdo gazetar mban një përgjegjësi të madhe”, thotë Drejtori I Përgjithshëm i Deutsche Welles, Peter Limbourg. “Qytetarët e çdo vendi kanë të drejtë për qasje në informacione të bazuara mbi fakte dhe njohuri kritike. Çdo formë e censurës kushton jetë! Përpjekjet për të kriminalizuar raportimin mbi situatën aktuale shkelin qartësisht lirinë e shprehjes së mendimit”, thekson Limbourg.

Intendant Peter Limbourg, Pressebild. (DW/J. Röhl)Peter Limbourg

Të sulmuar, të kërcënuar, të arrestuar

E ngarkuara e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet në një mesazh përmes vidoes për laueratët e çmimit tha, se publiku i gjerë ka nevojë “për informacione të plota dhe të sakta mbi pandeminë dhe duhet të jetë pjesë e marrjes së vendimeve që merren në emrin tonë.” Sipas saj është shokuese që “gazetarët sulmohen, kërcënohen, arrestohen për shkak të krimeve të sajuara dhe madje janë zhdukur, sepse kanë raportuar për pandeminë.”

Organizatat e gazetarëve ngrenë zërin për kufizime masive të lirisë së shtypit në kuadër të raportimit për pandeminë e COVID-19. “Në të gjitha pjesët e botës regjimet autoritare nuk rezistuan dot që ta shfrytëzonin këtë krizë për të kontrolluar mediat kombëtare apo ashpërsuar kontrollin dhe censurën shtetërore”, shkruan organizata “Reporterë pa kufij”, ROG në faqen e saj në internet. Kurse Instituti Ndërkombëtar i Shtypit, International Press Institute (IPI) ka dokumentuar më shumë 150 lëndime që lidhen me raportimin për pandeminë (gjendja deri në prill).

“Nuk kam frikë të vdes

Më e vështirë paraqitet gjendja për gazetarët në vende, në të cilat liria e shtypit është e kufizuar edhe në kushte normale. Si për shembull në Kinë, ku virusi u zbulua në dhjetor 2019. Në krizën e Coronës i ndjeu e gjithë bota “efeket e një kontrolli total mediatik kinez të informacionit”, analizon “Reporterë pa kufij”. Në rast dyshimi “zbatimi i rregullave të censurës vihet mbi mbrojtjen e shëndetit”. Në raportimin e organizatës për lirinë e shtypit këtë vit, Kina zë vendin e katërt nga fundi në listë.

Shumë media ndërkombëtare shkruan mbi zhdukjen e disa qytetarëve-gazetarë kinezë në lidhje me pandeminë. Avokati Chen Qiushi kishte informuar në Twitter dhe YouTube nga Vuhani i vendosur në karantinë para se të zhdukej më 6 shkurt. “Kam frikë: Para meje qëndron sëmundja, pas meje policia dhe drejtësia e Kinës”, kishte thënë Chen pak dirë para zhdukjes në një video në YouTube. “Por sa kohë që jetoj, do të vazhdoj të raportoj, dhe të tregoj atë që kam parë e dëgjuar. Nuk kam frikë të vdes. Parti Komuniste: Beson ti, se kam frikë nga ty?”, thërret ai në videon e klikuar më shumë se 3 milionë herë. Që Chen nuk frikësohet nga Partia Komuniste e tregoi edhe në raportimin mbi protestat në Hongkong.

Hongkong | Protest | Journalist Fang Bin (Getty Images/AFP/I. Lawrence)Fang Bin konsiderohet i zhdukur

Edhe sipërmarrësi Fang Bin kishte publikuar video dhe live-streams mbi gjendjen në qytetin e tij Vuhan para se të zhdukej. Më 1 shkurt ai kishte filmuar ndër të tjera kufomat në thasë në një kamion para një spitali. Ditën tjetër ai raportoi, se policia kishte konfiskuar laptopin e tij dhe e kishte marrë në pyetje. Nga 9 shkurti nuk ka më asgjë gjurmë të Fang Binit. Represioni vazhdon: Nga 19 prilli janë zhdukur tre aktivistë kinezë, që kishin punuar së bashku në një projekt kundër censurës.

Kërcënime nga nivelet më të larta

Po ashtu vëmendje botërore zgjoi edhe rasti i Jelena Milashinës në Rusi. Gazetarja e vlerësuar me disa çmime shkruan nga viti 1996 për gazetën „Novaja Gazeta”. Milashina u vendos në shënjestër nga pushtetmbajtësi çeçen, Ramsan Kadyrov për raportimin e saj kritik mbi mënyrën se si vepron republika e pjesshme ruse Çeçeni në krizën e Coronës. Në një artikull Milashina shkroi në mes të prillit, se banorët e rajonit nga frika e raprezaljeve nuk shkojnë të trajtohen, kur kanë simptoma të COVID-19. Një ditë më pas Kadyrov në një video të publikuar në mediat sociale thotë të ndalet „ky zemërqen që shkruan e provokon popullin tim”. Organizatat për drejtat e njeriut i vlerësojnë deklaratat si kërcënim për vrasje ndaj Milashinës.

Reagime pati edhe e ngarkuara e qeverisë gjermane për të drejtat e njeriut, Bärbel Kofler dhe ambasadori francez për të drejtat e njeriut Francois Croquette që i bënë thirrje Rusisë të ndalë kërcënimet ndaj Milashinës. „Kërcënimet nga ana e përfaqësuesve të shtetit janë tërësisht të papranueshme dhe bien ndesh me çdo lloj parimi të shtetit ligjor”, thuhet në deklaratën e përbashkët. Milashina ishte rrahur ndërkohë në një hotel të Groznyt në shkurt.

Edhe për gazetarin venezuelan, Darvinson Rojas raportimi për COVID-19 pati pasoja të rënda. 25 vjeçari publikoi informacione mbi Coronën në Venezuelë në twitter. Më 21 mars ai arrestua në Caracas në apartamentin e tij. Sipas të dhënave të Amnesty International Rojas u mor në pyetje për burimet lidhur me rastet e Coronës. Pas 12 ditësh arrestim, Rojas u lirua dhe u akuzua për “nxitje të urrejtjes” dhe “nxitje për akte penale”.

Freedom of Speech Award 2019 (DW/P. Böll)Freedom of Speech Award 2019 në kuadër të konferencës Global Media Forum

DW kërkon lirimin e gazetarëve

„Ne nderojmë të gjithë koleget e kolegët tanë, që në këto kohë të vështira ndalohen me dhunë të bëjnë punën e tyre”, thekson Peter Limbourg në Berlin. „Deutsche Welle kërkon që të gjithë gazetarët në botë që janë arrestuar për raportimin e tyre në lidhje me krizën e Coronës të lirohen pa vonesë.”

Çmimi „Freedom of Speech Award” i Deutsche Welles jepet nga viti 2015 për iniciativa apo persona që angazhohen në mënyrë të veçantë për të drejtat e njeriut dhe lirinë e mendimit. Tek laueratët e çmimit bëjnë pjesë blogeri arab, Raif Badaui, „Asociacioni i Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë dhe gazetarja meksikane dhe autorja Anabel Hernández.

Dhënia e këtij çmimi është një nga pikat kulmore të eventit mediatik Global Media Forum (GMF) në Bonn. Por për shkak të pandemisë së Coronës kjo konferencë këtë vit do të zhvillohet vetëm virtualisht./dw

 

Fraksion.com