Kina me vetëm dy raste të raportuara me COVID-19
Autoritetet shëndetësore të Kinës kanë njoftuar për dy raste të reja me koronavirusin e ri, rënie e vazhdueshme e rasteve që kur qeveria ndërmorri masa të kufizimit të lëvizjes.
Një rast është shënuar në provincën Shanksi ndërsa tjetri në Shangai. Numri i të prekurve me koronavirus në Kinë ka shkuar në 82,877.
Kina nuk ka raportuar për viktima të reja, që prej javë më parë kur u shënua një vdekje. Numri i viktimave në nivel vendi ka shkuar në 4,633.
Qeveria ka bllokuar të gjithe shtetasit e huaj për të hyrë në vend, duke pamundësuar edhe kthimin e popullatës vendore që kanë mbëtur në vende të tjera.
Fraksion.com