AktualitetBota+Të fundit

Iran, shkon në 6.203 bilanci i të vdekurve nga COVID-19

Irani ka raportuar 47 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 6.203 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.

Televizioni shtetëror iranian raportoi se zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vend pozitivë kanë rezultuar 976 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 97.424.

Jahanpour theksoi se deri më tani janë shëruar 78.422 persona, ndërkohë që 2.690 pacientë janë në gjendje kritike.

Koronavirusi në Iran për herë të parë u zbulua në qytetin Qom më 19 shkurt./aa

 

Fraksion.com