Forcat e sigurisë në Egjipt vrasin 18 militantë
Ministria e Brendshme në Egjipt tha se gjatë një operacioni të forcave të sigurisë janë vrarë 18 militantë.
“Organet e sigurisë kombëtare pranuan informacione në lidhje me disa elementë terroristë të fshehur në një shtëpi në Bir al-Abed, ku ata po planifikonin të fillojnë operacione armiqësore”, tha ministria në një deklaratë.
Në vendin ku u krye operacioni u gjenden: eksplozivë dhe armë automatike.
Më 30 prill, ushtria e Egjiptit tha se 10 ushtarë, përfshirë një oficer, ishin vrarë ose plagosur në një shpërthim që synonte një automjet të blinduar afër Bir al-Abed.
Grupi militant Shtetit Islamik (IS) mori përgjegjësinë për sulmin.
Forcat egjiptiane të sigurisë po luftojnë një kryengritje të gjatë islamike në rajon, të udhëhequr nga grupet lokale të lidhura me IS-in.
Luftimet u përshkallëzuan pas rrëzimit nga ana e ushtrisë të presidentit, Muhamad Morsi në vitin 2013.
Më shumë se 800 militantë të dyshuar janë vrarë në rajon së bashku me dhjetëra pjesëtarë të sigurisë, sipas shifrave zyrtare, pasi që një operacion mbarëkombëtar kishte nisur në shkurt të vitit 2018 me fokus rajonin e Sinait Verior.
Fraksion.com