AktualitetPolitikëTë fundit

“Deri në daljen e vaksinës”; Rama: Kemi një bilanc fantastik; E diel e bukur me frymëmarrje më të qetë

Kjo e dielë e bukur me frymëmarrje më të qetë, do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme në vijim, por mbetet meraku i madh i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama teksa publikoi pamje nga shëtitja e të moshuarve dhe nënave me fëmijë sot në kryeqytet.

“Deri në daljen e vaksinës, e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri, me kufizime të arsyeshme që fillojnë nga vetëdija njerëzore e qytetare e secilit prej nesh”, – tha Rama.

Kryeministri theksoi se “kemi një bilanc fantastik deri këtu, të arritur së bashku dhe është e pajustifikueshme që të kthehemi mbrapsht, si pasojë e mungesës së vëmendjes ndaj shëndetit”.

“Kalofshi sa më mirë dhe më e mira do të bëhet, me durim, mirëkuptim, bashkëpunim, për familjet tona dhe për Shqipërinë”, – tha Rama

 

STATUSI I PLOTE
🟢 KJO E DIELË E BUKUR me frymëmarrje më të qetë, do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme në vijim, POR MBETET MERAKU I MADH i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë!

🟡 Deri në daljen e vaksinës, e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri, me kufizime të arsyeshme që fillojnë nga VETËDIJA NJERËZORE E QYTETARE e secilit prej nesh.

👉 KEMI NJË BILANC FANTASTIK deri këtu, TË ARRITUR SË BASHKU dhe është e pajustifikueshme që të kthehemi mbrapsht, si pasojë e mungesës së vëmendjes ndaj shëndetit🚫

Kalofshi sa më mirë dhe më e mira do të bëhet, me durim, mirëkuptim, bashkëpunim, PËR FAMILJET TONA dhe PËR SHQIPËRINË🇦🇱☀️

#SËBASHKU❤️👐🏿

 

Fraksion.com