Çfarë ndodh nëse vaksina e Covid-19 nuk krijohet dot?
Teksa vende të tëra janë paralizuar nga karantina e jetët e miliarda njerëzve janë cenuar nga koronavirusi, shumë shpresa janë varur tek ajo që shihet si mënyra më e mirë për fundin e pandemisë: vaksina.
Testimi dhe gjurmimi fizik mund të bëheshin pjesë e jetës sonë në periudhën afatshkurtër megjithëse një udhëzim i papritur për tu izoluar mund të mbërrijë në çdo kohë. Një mundësi e tillë, sipas gjigantit mediatik amerikan, po merret parasysh me shumë seriozitet nga mjaft ekspertët sepse diçka e tillë ka ndodhur më parë.
“Ka viruse ndaj të cilëve ne ende nuk kemi zhvilluar një vaksinë”, thotë doktor David Nabarro, profesor i shëndetit global në Imperial College London, i cili gjithashtu shërben si një i dërguar i veçantë i Organizatës Botërore të Shëndetit për pandeminë e Covid-19.
“Ne nuk mund të bëjmë supozime absolute se vaksina do të shfaqet apo se do t`I kalojë të gjitha testet e efikasitetit dhe sigurisë”, shton ai. Një numër I madh specialistësh megjithatë janë të bindur se vaksina e Covid 19 do të arrijë të zhvillohet, e këtë bindje të tyre e ushqen dhe fakti që në ndryshim nga sëmundje si HIV-I apo malarja, koronavirusi nuk pëson mutacione aq të shpejta.
Fraksion.com