“Bënë gjithçka për ta mbajtur botën në errësirë”; Pompeo: Koronavirusi doli nga laboratori në Wuhan, ka prova të shumta
Akuzat kundër Kinës nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me origjinën dhe përhapjen e Covid-19 vazhdojnë.
Sulmi i fundit vjen nga Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo, i cili tha: “Ka prova të shumta që koronavirusi vjen nga laboratori i virologjisë së Wuhan”.
Pompeo shtoi se në lidhje me virusin, “Kina ka bërë gjithçka mundet për ta mbajtur botën në errësirë”.
Më herët edhe Presidenti Donald Trump ka hedhur akuza ndaj Kinës, ndërsa paralajëmroi se do t’i kërkonte dëmshpërblim për dëmin ekonomik nga kronavorusi, me arsyetimin se mund të kishin bërë më shoumë për të ndaluar përhapjen e COVID-19.
Të njëjtën nismë për dëmshpërblim ka marrë dhe Gjermania, Britani dhe Franca, ndërkohë që vetë Kina në të gjitha rastet i ka mohuar akzuat, duke thënë se nuk ka asnjë provë që të jetë fshehur prej tyre. Nga ana tjetër SHBA ka akuzuar dhe vetë OBSH-në që ka ndihmuar Kinën në fshehjen e të dhënave për Covid 19, duke e përcaktuar virusin si një grip të lehtë
Fraksion.com