Turqi, rritet në 3.336 numri i viktimave nga COVID-19
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se me 78 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit është rritur në 3.336 numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi.
Në llogarinë e tij në twitter, Koca njoftoi se që nga 30 marsi për herë të parë vendi i tij regjistron nën 2 mijë raste COVID-19 në ditë, gjegjësisht 1.983 raste të konfirmuara në 24 orët e fundit, duke e çuar në 124.375 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Ministri turk po ashtu theksoi rritjen e numrit të shëruarve nga koronavirusi në 58.259, me 4.451 të shëruar në 24 orët e fundit.
Ndërkohë, Turqia vazhdon për çdo të kryejë një numër në rritje të testeve. Në 24 orët e fundit, vendi ka kryer 36.318 teste, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë ka kryer gjithsej 1.11 milion teste.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga ky virus ka tejkaluar shifrën 3.3 milionë, me mbi 1.1 milion të shëruar dhe afër 240 mijë të vdekur./aa
Fraksion.com