Tërmet në Greqi nuk regjistrohet asnjë viktimë apo dëme
Një tërmet ka goditur të shtunën Ishullin grek, Kreta, ka thënë Qendra Sizmiologjike Euromediterane, ndonëse nuk është raportuar për viktima apo dëme tjera.
Tërmeti me magnitudë 5.9 ka pasur qendrën në 10 metra thellësi në tokë.
Kjo Qendër fillimisht ka raportuar se tërmeti ka qenë me magnitudë 6.5.
Instituti Gjeodinamik i Athinës ka thënë se tërmeti ka goditur qytetin jugor Ierapetra.
Greqia është zonë e tërmeteve dhe goditjet e ngjashme janë të zakonshme.
Autoritetet për Mbrojtje Civile kanë thënë se deri më tani nuk ka raportime për viktima.
Fraksion.com