“Shqipëria më mirë se tërë dynjaja”; Rama publikon grafikun e bilancit në luftën me COVID-19
Kryeministri Edi Rama ka publikuar të dhënat e “Coronavirus Worldometer”, ku tregohet përballimi i koronavirusit në Shqipëri, gjë që dëshmon edhe efikasitetin e masave të marra nga qeveria.
Sipas grafikut të publikuar nga Rama, të cilat i referohen statistikave të “Coronavirus Worldmeter”, rezulton se vendi ynë ka numrin më të ulët të jetëve të humbura në Europë dhe në rajon nga COVID-19 për 1 milion banorë.
Shqipëria rezulton se ka 39.7% raste aktive, 56.5% të shëruar ndërsa 3.9% humbje jete nga COVID-19.
Aktualisht në vendin tonë janë 239 pacientë aktivë me COVID-19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 31 pacientë (11.4%) dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.
🟢 ALBANIA THE BEST❤️
Çudi e madhe ëëë?!🤭
Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar😁
#KrenarpërShqipërinë🇦🇱 që sot ka këtë bilanc falë popullit të mençur dhe mirëkuptues me qeverinë👐🏿
dhe
#FrikëngaInjoranca🥴 që na rrezikon gjithçka, sa më shumë ky bilanc varet nga sjellja e çdo individi në kushtet e rihapjes🤔
*Të dhënat janë nga Coronavirus Worldometer
Fraksion.com