Punësim sezonal pa viza pune; Arrihet marrëveshja me Greqinë
Greqia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje për punësimin sezonal të shtetasve shqiptarë në sektorin e bujqësisë në Greqi.
Vlen të përmendet se ndryshimi ligjor kaloi në orët e vona në parlament 01.45 të natës çka tregon edhe urgjencën e zgjidhjes së këtij problemi qe preokupon ndjeshëm sektorin e bujqësisë në vend.
Marrëveshja parashikon punësimin sezonal me procedura të përshpejtuara të 7-10.000 shtetasve shqiptare, të cilët do të punësohen me të drejta të plota në Greqi.
Kështu, që prej së hënës datë 4 maj dhe deri në 20 qershor,ftohen të gjithë punëdhënësit greke që janë të interesuar për të punësuarit sezonale,të aplikoje pranë kooperativave bujqësore të rajoneve të tyre me dokumentat si më poshtë.
1-Kërkesa me shkrim pranë kooperativës.
2-Formulari i deklaratës së përgjegjësisë personale të punëdhënësit.
3- Fotokopje të pasaportës së punonjësit të ftuar për punësim
4-Deklaratë financiare e fermerit për vitin 2019.
5-Faturë pagese 100 euro për çdo të ftuar(pagese në banke për llogari të shtetit grek)
6-Pagesë 80 euro për testin e CoVid, e cila do të bëhet në bankë, për llogari të kompanisë së përzgjedhur për testin.
Pagesat do të zbriten nga taksat gjatë muajve në vazhdim.
7-Udhëtimi i punonjësve do të bëhet me autobusë, ekskluzivisht me firmën e përzgjedhur prej kooperativës, e cila zbaton rreptësisht protokollet e sigurisë së caktuara prej qeverisë greke.
8- Kosto e udhëtimit paguhet nga punonjësi i ftuar. (Vlerësohet se do të jetë 30-50 euro)
9-Testet do të bëhen brenda në autobusët në të cilët do të udhëtohet, në piken kufitare të Kapshticës dhe në vazhdim ato do të dërgohen në laboratorët e kontraktuar në Selanik.
10-Deri në përfundim të analizave, punonjësit do të karantinohen në njësite e akomodimit të përzgjedhura prej kooperativës.
11-Nuk do të pranohen të kalojnë qytetare në formë spontane, por vetëm në mjetet e kompanisë të autorizuar dhe certifikuar për procesin në fjalë.
12-Procedurat do të plotësohen brenda dy ditësh dhe në vazhdim, kompania e udhëtimit rakordon lidhur me lëvizjen e punonjësve dhe dorëzon listën e udhëtimit pranë organeve policore kufitare shqiptare dhe greke, të cilat kryejnë edhe kontrollet e sigurisë.
Përsa i përket punonjësve të interesuar të punësohen në këtë sektor do të duhet të aplikojnë në platformën on line www.punenegreqi.gr ( do të jetë funksional nga dita e hënë) dhe brenda 3-4 ditëve do të kenë përfunduar kontratat e punës prej punëdhënësve.
Vjen të përmendet se për herë të parë i gjithë procesi i pajisjes me dokumentat e nevojshme është falas dhe nuk do të jetë e nevojshme pajisja me vizë punë duke iu kursyer emigranteve edhe pagesat e veprimeve konsullore dhe burokracitë e pa nevojshme.
Sigurimi i krahut të punës në sektorin e bujqësisë i mundëson Greqisë të siguroje prodhimin e fruta perimeve, si për tregun vendas, edhe për eksportet në vendet e rajonit, të cilat vlerësohet se do të jenë 30% më shumë se një vit më parë.
Fraksion.com