AktualitetBota+Të fundit

Numri i personave të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën tejkalon shifrën 1.1 milion

Numri i personave të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 1.1 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, deri më tani 1.102.103 persona kanë fituar betejën me koronavirusin.

Vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (162.100), Spanja (146.233), Gjermania (129.000), Italia (79.914), Kina (77.685), Irani (77.350), Turqia (58.259) dhe Franca (50.212).

Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në mbarë globin është 3.442.641, ndërsa numri i të vdekurve është 242.190.

 

Fraksion.com