Itali: 474 viktima 24 orët e fundit; Numri më i lartë që prej 21 prillit
Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 28710, që do të thotë janë 474 viktima në 24 orët e fundit, 205 më shumë se dje.
Rastet të reja janë 1900 duke e çuar në 209328 numrin total i të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 79914, ndërsa 1539 janë në gjendje kritike.
Numri i rasteve aktive është 100704 ndërsa, numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 242103.
Informacioni është marrë nga Worldmeters.
Fraksion.com