Historia e “killerit” që ekzekutoi katër persona në dy atentate mafioze në Durrës
Altin Ndoci i arrestuar dje për ekzekutimin e dy vëllezërve pak ditë më parë, është dora e krimit që fshihet pas katër vrasjeve mafiozë të ndodhura në Durrës brenda dy muajsh.
Në një deklaratë zyrtare drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu se dy personat e arrestuar sot për vrasjen e Viktor dhe Besmir Haxhisë, ekzekutuan me kallashnikov Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë mbrëmjen e 2 marsit në një atentat mafioz.
Shkak për këtë dy atentate, tha drejtori i Policisë së Shtetit, është pikërisht prishja e pazareve të aktivitetit të përbashkët kriminal.
Por Altin Ndoci nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2015 ai u arrestua nga policia për shkak se kishte kryer një seri vjedhjesh të automjeteve në kryeqytet.
Lista e makinave të vjedhura nga Altin Doci në bashkëpunim me Sazan Çibakun
1.Më datë 18.12.2014 shtetasit e lart përmendur dyshohet se janë autor të vjedhjes së ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët” Tiranë të automjetit tip – Mercedez Benz, me targa AA 711 DM, në pronësi te shtetasit Th.N,
2.Më datë 21.12.2014, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët”, pranë banesës së shtetasit D.Xh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 966 GT.
3.Më datë 26.12.2014, gjatë natës ne rrugen “Tre Dëshmorët” ne ambjentet e pallatit “Sivis” shtetasit F.F, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”me targa AA 173 JX.
4.Më datë 02.01.2015, gjate nates në Yzberisht,Tiranë, pranë pallatit ku banonte shtetasi me iniciale S.Q, i kanë vjedhur e mjetin tip “Benz”, me targë AA134FL.
5.Më datë 03.01.2014, gjatë natës në rrugën “Rexhep Shalla“ në Yzberisht shtetasit D.Sh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” me targa AA 605 ER.
6.Më datë 09.01.2014, gjatë natës, në rrugën “3 Dëshmorët”, shtetasit D.B, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 009 T.
7.Më datën 14.01.2015, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët“,është vjedhur automjeti tip “Mercedez Benz”, me targa AA321AF, në pronësi të shtetasit Sh.G.
8.Më datë 02.02.2015 gjatë natës, në rrugën “Rexhep Shala”, është tentuar të vidhet automjeti tip “Benz Mercedes”, me targa AA 983KC, në pronësi të shtetasit A.D.
9.Më datë 06.02.2015, gjatë natës në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen Golf 5”, me targa AA 900 JX, në pronësi të shtetasit J.M.
10.Më datë 13.02.2015, gjatë natës, në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen golf 5”, me targa AA 779 JM, në pronësi të shtetasit E.B.
Fraksion.com