AktualitetEkonomiTë fundit

Falja e kamatëvonesave të energjisë; Kanë përfituar 25 mijë abonentë deri tani

Deri tani 25 mijë klientë familjarë e biznes kanë përfituar faljen e kamatëvonesave të faturës për energjinë elektrike të konsumuar.

Operatori i Sistemit të Energjisë Elektrike, (OSHEE) njoftoi se pranë sporteleve të Kujdesit ndaj Klientit po vijon aplikimi për faljen e kamatave të krijuara deri në 31 dhjetor të vitit 2019.

OSHEE bën të ditur se nga vendimi për faljen e kamatëvonesave do të përfitojnë 227 569 abonentë, ndërsa vlera e falur llogaritet 135 milionë dollarë.

 

Fraksion.com