Parlamenti Evropian po përkujdeset për 100 gra të pastreha
Ndërtesa e Parlamentit Evropian në Bruksel është duke strehuar 100 gra – shumica prej tyre viktima të dhunës familjare – të cilat janë prekur rëndë nga izolimi për shkak të koronavirusit në Belgjikë.
Ndërtesa Helmut Kohl, në qendër të qytetit, ka hapur dyert për këto gra të mërkurën.
Zyrat janë kthyer në dhoma gjumi, secila për një apo dy gra. Ato po ashtu janë ushqyer dhe kanë marrë trajtim shëndetësor.
Organizata për bamirësi, Samusocial, ka thënë se kriza ka rritur rastet e abuzimit në familje.
Parlamenti me seli në kryeqytetin belg, është bërë bashkë me këtë organizatë për shfrytëzuar ndërtesën, për të cilën konsiderohet se ka nevojë të madhe, pasi distancimi shoqëror ka shtyrë shumë strehimore për gra që të mbyllen.
“Ne kemi pasur shumë raste që gratë janë hedhur në rrugë prej kur ka nisur izolimi, për shkak të dhunës në familje, e cila ka tendencë për t’u rritur”, ka thënë drejtori i Organizatës Samusocial, Sébastien Roy.
Edhe autoritetet e Brukselit është thënë se janë duke ofruar strehim urgjent nëpër disa hotele për njerëzit e pastrehë.
Ndërtesat e Parlamentit Evropian aktualisht janë pothuajse të zbrazura. Vetëm disa deputetë shkojnë në ndërtesë, dhe shumica debatojnë përmes video-lidhjeve.
Fraksion.com