AktualitetPolitikëTë fundit

“Nuk është gjë e re që opozita është në karantinë”; Spiropali: Gradualisht po hapim aktivitetin tonë ekonomik

Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, tha se Presidenti u tregua i arsyeshëm kur dekretoi ndryshimet në Kodin Penal.

“Nuk mund të flitet për dashuri, por për arsye, dhe palët u treguan të arsyeshëm. Bënë një konsultim paraprak për disa vakume ligjore në të drejtën penale dhe Presidenti dha vlerësimet e tij dhe u dekretuan ato ndryshime. Presidenti u tregua i arsyeshëm”, tha Spiropali gjatë një interviste televizive.

“Procedurës mund ti kishim dhënë më shumë kohë, por fakti që ndryshimet në kodin penal për frenimin e përhapjeve të pandemive duhej të merreshin tani, pasi tani jemi në kohë pandemia ne zgjodhën këtë rrugë, duke bërë sa më shumë konsultime në një kohë sa më të shkurtër”,- tha Spiropali.

“Në kohë normale duhet të ishin bërë konsultat, u bënë konsultime sa më shumë aktorë, u bë një diskutim shumë i gjatë në komisione, u diskutua gjatë aq sa mundëm. Po nuk mund të pranonim që të kishim këtë vakum ligjor në këtë pandemi. Kjo është një gjë shumë e vogël, që ndikon shumë pak në jetën e shqiptarëve dhe që vlen në kohë pandemie”,- tha ajo.

Mbi opozitën Spiropali tha se, “nuk është gjë e re që opozita është në karantinë”.

Spiropali tha se, nga paketa e parë e mbështetjes kanë për fituar pagën e luftës 55 mijë punonjës. Ndërsa nga paketa e dytë kanë përfituar pagën e luftës 48 mijë punonjës.

“Deri tani kanë aplikuar 81 punonjës nga 27 mijë ndërmarrje”, u  shpreh ajo.

Spiropali tha se puna në sektorin bujqësor nuk është ndërprerë .

Ndërsa vuri në dukje se qeveria po vijon me lehtësimin e masave dhe gradualisht po hapim aktivitetin tonë ekonomik dhe kjo falë masave të marra në kohën e duhur që kanë bërë të mundur që situata e epidemisë të jetë nën kontroll.

 

Fraksion.com